Politikë

Lobimi rus/ Braçe akuzon prokurorët: U përdorën për të pastruar imazhin e Bashës nga një krim që bën ‘muuu’

Lobimi rus/ Braçe akuzon prokurorët: U përdorën për

Zv.kryeministri Erion Braçe akuzon prokurorët që janë marrë me hetimin e skandalit të Bashës së PD-së të lobimit rus në SHBA. Në një postim në Instagram, Braçe shkruan se organi i akuzës nuk ka hetuar, madje më shumë se ajo kanë zbardhur të dhëna gazetarët.

“Prokurorët pranojnë se, Lylzim Basha ka falsifikuar formularin e shpenzimeve në KQZ, por nuk kanë hetuar asnjë minutë shpenzimet e PD, deklaruar nga kompania nën kontrate me PD ne SHBA. Nga dolën 625 mijë dollarë që Nik Muzin ka deklaruar të paguara nga PD në SHBA? Prokuroret as kanë marrë deklaratat, as kanë numëruar paratë, as kanë hetuar për burimin e tyre!”, shkruan ndër të tjerash zv.kryeministri.

Nga ana tjetër PD bashkë me kreun e saj, Lulzim Bashën, akuzoi sot Prokurorinë si të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, pasi në fund të hetimeve lideri demokrat është marrë i pandehur për veprën penale falsifikim dhe fshehje të financimeve. Skandali ka lidhje me 650 mijë dollarët e dhënë nga PD në SHBA në kohë e fushatës zgjedhore të vitit 2017, të sponsorizuara nga kompania ruse Biniata Trade.

Postimi i plotë i Braçes: 

PO 625 MIJE DOLLARE NGA DOLEN??!! Koli, Kloli, Tani, Toni, Tela, Lela,

me lejen tuaj,

a mund te flase per keto parate?

Duken shume para,

duhet folur apo jo?

Atehere,

vendimi i sotem i dy prokuroreve eshte qesharak,

i turpshem dhe i neveritshem!

PROKURORET NUK KANE HETUAR,

NUK KANE BERE AS AQ SA KANE BERE GAZETARET NE SHQIPERI, SHBA E SKOCI!

DY PROKURORET,

JANE PERDORUR MU ASHTU SIC THOTE PD NE TRAKTIN E SAJ;

PER TE PASTRUAR IMAZHIN E

LYLZIM BASHES DHE PARTISE SE TIJ

NGA NJE KRIM QE JA BEN MUUUUUU!

E kane bere tani, me nxitim,

para ngritjes se

Prokurorise Speciale Kunder Korrupsionit,

lende e se ciles kjo ceshtje eshte,

PER TA MBYLLUR, VARROSUR!

Sic i varrosen Kalimashin,

Levan-Tepelenen e Levan-Vloren,

vrasjet e 21 janarit dhe shitjen e detit!

Te gjitha krime te parashikuara ne ligj,

por te pandeshkuara kurre prej prokuroreve e gjykatesve te tij;

PERMBARUESI I PUNEVE TE NDYRA TE

LYLZIM BASHES,

NJE ISH ZYRTAR I KORRUPTUAR I QEVERIVE

KU AI ISHTE PJESE,

JA DOLI SERISH.

Vini re;

Prokuroret pranojne se,

Lylzim Basha ka fallsifikuar formularin e shpenzimeve ne KQZ,

por nuk kane hetuar asnje minute shpenzimet e PD, deklaruar nga kompania nen kontrate me PD ne SHBA.

Nuk kane marre as letrat qe i kane marre

te gjithe gazetaret, te gjithe!

Eeej, jo deshmine e Nik Muzin,

por as letrat qe ai ka depozituar ne

Departamentin e Drejtesise!

A e kuptoni se cfare hetimi leshi kane bere?

Pyetja ishte dhe eshte:

NGA DOLEN 625 MIJE DOLLARE QE

NIK MUZIN KA DEKLARUAR TE PAGUARA

NGA PD NE SHBA?

Prokuroret as kane marre deklaratat,

as kane numeruar parate,

as kane hetuar per burimin e tyre!

Thone qe ka falsifikuar formularin,

por nuk thone per sa para behet fjale,

nuk thone as cili eshte burimi i parave.

Ato para jane paguar,

jane deklaruar te paguara ne SHBA!

Prokuroret, me vendimin e tyre,

thjesht i kane “pastruar” sot,

sic Lylzim Basha ka kerkuar!

Turp e faqja e zeze!

Nuk i hidhni dot hi syve kujt,

ceshtja eshte shume e thjeshte,

e bere fije fije si krim,

publikisht, kudo!/ Tiranapost.al

https://www.instagram.com/p/B4nQ-MpHnwn/

http://www.tiranapost.al/une-me-ruset-basha-lidhjet-me-ta-i-ka-vellai-i-presidentit-me-te-dashur-te-putin-ne-europe/

Basha zyrtarisht i pandehur për lobimin rus: Akuzohet për falsifikim formulari dhe fshehje të financimeve

I pandehur për Lobimin rus/ Distancohet Ristani: Unë personalisht s’kam firmosur gjë, nuk kam dijeni çfarë ka bërë Basha

Kryeministri asnjë koment për hetimin ndaj Bashës, Spiropali: Nuk hedhim akuza, presim vendimin