Politikë

Lobimi rus në SHBA/ Balla: Pse mungon akuza e dytë kundër Bashës?

Lobimi rus në SHBA/ Balla: Pse mungon akuza e dytë kundër

Socialisti Taulant Balla ngre dyshime për heshtjen e PD-së lidhur me dërgimin e dosjes për lobimin rus kundër Lulzim Bashës në Gjykatë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së ngre pyetjen pse mungon akuza e dytë e ngritur ndaj Bashës, veç asaj të falsifikimit, ajo për pastrim të produkteve të veprës/veprimtarisë kriminale.

“Heshtje e madhe për dërgimin në Gjykatë të të pandehurit Lulzim Basha vetëm me akuzën si falsifikator. Gjykata të bëjë drejtësi & të zbardhë edhe akuzën për pastrim të produkteve të veprës/veprimtarisë kriminale. Kush është burimi i L.Basha për 500 mijë dollarë dhe si u transferuan ato?

L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500 mijë dollarë vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”, shkruan Balla në “Twitter”./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/675-mije-dollaret-e-lobimit-rus-ne-shba-dosja-per-bashen-dhe-dy-zyrtaret-e-pd-mberrin-ne-gjykate/