SPORT

Luis Enrike në kërkim të trofeut në ndeshjen e fundit si trajner i Barcelonës

Luis Enrique kërkon ta mbyllë me trofe aventurën te Barcelona. Kupa e Mbretit është titulli i vetëm i mbetur në dispozicion të katalanëve, pas zhgënjimit në La Ligan spanjolle dhe në kupat e Europës.

Mbrëmjen e kësaj të shtune, “blaugranat” do të luajnë finalen e kupës përballë Alaveshit, në atë që do të jetë ndeshja e fundit në stadiumin “Vicente Calderon” të Madridit.

Tre vjet më parë, Luis Enrique e nisi aventurën në stolin e Barçës duke fituar Champions, kampionatin dhe kupën.

Në vitin e dytë skuadra fitoi dy trofetë në Spanjë, ndërsa në këtë sezon kupa është ngushëllimi i vetëm, me mungesën e Luis Suarez të pezulluar për finalen, që pritet të peshojë.