SPORT

Maldini konfirmon largimin e dy mbrojtësve të Milanit

Maldini konfirmon largimin e dy mbrojtësve të Milanit

Nënkampioni i botës me Kroacinë nuk është më një lojtar i Milanit.

Bëhet fjalë për Ivan Strinicin, i cili aktualisht është duke kërkuar një klub të ri pas një problemi me zemrën.

Leo Duarte, Rafael Leo dhe Ismael Bennacer gjatë ditë së sotme janë prezantuar te klubi i kuqezinjve dhe me këtë rast ka folur Paolo Maldini.

Ky i fundit ka konfirmuar se tashmë klubi ka liruar dy futbollistë, dy mbrojtësit e krahut të majtë – Strinic dhe Diego Laxalt.

“Të dy mbrojtësit po largohen, Laxalt dhe Strinic,” konfirmoi Paolo Maldini gjatë prezantimit zyrtar të tri futbollistëve.

Ndryshe, Milan tashmë ka sjell mbrojtësin e krahut të majtë të Real Madridit, Theo Hernandez, i cili është lënduar kohët e fundit në ndeshjet miqësore të Milanit./XH.K