Aktualitet

Mami Rudina e ka darkën vetëm për Mian

Mami mund të punojë gjithë ditën e të bëjë shumë punë, por në darkë është e gjitha për vajzën. Rudina, si rrallëherë ndodh, ka postuar ca nga ato momentet e ëmbla me Mian. Pak para gjumit mami dhe vajza luajnë. Pak rëndësi ka se si. Me vogëlushët mund të luash në çdo moment edhe pa asnjë kukull, kub, apo leggo. Lojë e bukur është edhe kur e merr në prehër dhe e gudulis.

Një foto në gjysmëerrësirë, me Mian që e ka ulur kokën dhe na ka treguar sërish kaçurelat e bukura. Ja kaq na tregoi mami Rudina. Na e ka dhënë fjalën që fundvitin e shkuar që do ta çojë në programin e saj, po se kur...

Festat përpara i kemi. Ku i dihet?

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]