SPORT

Manchester United kërkon mbrojtësin e majtë të Juventusit

Jose Mourinho e ka bërë mbrojtësin e dalluar të Juventusit prioritet numër një të Manchester United për ta mbushur boshllëkun në mbrojtje, raporton Daily Record. Bëhet fjalë për Alex Sandron, mbrojtësin e krahut të majtë.

Mourinho i ka përdoruar disa lojtarë të ndryshëm në këtë pozitë gjatë kohës së tij në krye të United, si dhe është lidhur ngushtë me mbrojtësin e Tottenhamit, Danny rose, për një kalim të mundshëm në janar. Megjithatë, Sandro është në krye të listës së dëshirave të Mourinhos. /XH.K