Aktualitet

Maqedoni, nisin akuzat për manipulime pas zgjedhjeve

Maqedoni, nisin akuzat për manipulime pas zgjedhjeve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë ka nisur sërish që të kontrollojë një nga një procesverbalet e komisioneve komunale zgjedhore. Në Maqedoni është vërtetuar se shumë të dhëna janë transmeruar gabim ose më saktë janë dhënë të dhëna të manipuluara. Portali “A1on.mk”, pretendon se votat e LSDM-së janë deklaruar si vota të VMRO-DPMNE-së. LSDM-ja deri tani ka dalë me qëndrim se ajo dhe VMRO-ja kanë fituar numër të njëjtë deputetësh, nga 51. Po kështu palët i kanë deklaruar që duhet të dalë sa më shpejt rezultati i zgjedhjeve. Deputeti Vllatko Gjorçev, i ka bërë thirrje KSHZ-së si dhe kryetarit Aleksandar Çiçakovski që urgjentisht të shpallë rezultatin përfundimtar, pasi siç tha Gjorçev, ka indikacione për manipulim të fitores së VMRO-së, bën me dije “Koha” e Maqedonisë. Shqiptarët nga ana e tyre janë humbësit e mëdhenj, pasi votën jo vetëm e ndanë në katër, por i kanë dhënë votat edhe LSDM-së.

 

 

untitled