Politikë

Marrëveshja mes Frontex dhe Shqipërisë për flukset migratore, BE: Kontribut për sigurinë

Esencë editori/ Në reagimin e delegacionit të BE në vendin tonë theksohet se “Nuk ka lidhje mes hyrjes në fuqi të marrëveshjes dhe mekanizmit për pezullimin e vizave”.
Marrëveshja mes Frontex dhe Shqipërisë për flukset

Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Frontex për menaxhimin e flukseve migratore. Përmes një postimi në rrjetin social ?Twitter?, delegacioni thekson se kjo marrëveshje jep kontribut për sigurinë e rajonit dhe më gjerë.

?Hyrja në fuqi e marrëveshjes ndërmjet ?? dhe Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare @Frontex ?? në të ardhmen do të kontribuojë për rritjen e sigurisë dhe garantimin e një menaxhimi më të mirë të migrimit të parregullt në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin. Negociata për marrëveshje të tilla kanë përfunduar me partnerë të tjerë të #BallkanitPerëndimor. Menaxhimi i kufijve ??mbetet kompetencë e autoriteteve ??.Agjencia u ofron vetëm ndihmë&mbështetje autoriteteve kompetente kombëtare, në frymën e bashkëpunimit të ndërsjelltë. Nuk ka lidhje mes hyrjes në fuqi të marrëveshjes dhe mekanizmit për pezullimin e vizave. Është në interes si të Shqipërisë?? ashtu dhe të BE-së?? që të rrisin më tej bashkëpunimin e tyre për migracionin dhe sigurinë?, thekson delegacioni i BE në Shqipëri.

Marrëveshja e miratuar një ditë më parë fokusohet në luftën kunër emigracionit të paligjshëm, dhe ngre në një stad më të lartë bashkëpunimin e strukturave të kufirit dhe emigracionit, me Rojën Bregdetare dhe atë të Kufirit Europian. /Tiranapost.al/