Aktualitet

Marrëveshja për Zgjedhoren, Ambasada amerikane: Të ecet me këtë frymë aktuale bashkëpunimi

Marrëveshja për Zgjedhoren, Ambasada amerikane: Të ecet me

Pas reagimi të ambasadorit të BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, lidhur me marrëveshjen për reformën zgjedhore mes opozitës dhe maxhorancës, edhe ambasada amerikane përshendet arritjen e kësaj marrëveshje, me palët që më në fund ranë dakord të punojnë bashkë për reformën zgjedhore.

Ambasada Amerikane shkruan se është një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it.

'Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni', shkruan ndër të tjera Ambasada.

Reagimi i plotë: 

Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni.

??️ | We applaud the parties for agreeing to work together on electoral reform, an important step toward addressing ODIHR recommendations thoroughly. Reform will bolster effective, credible electoral processes and strengthen Albanian democracy. We hope the parties will continue moving forward in the current spirit of cooperation to ensure Albanian elections are free from fraud, interference, and corruption./ Tiranapost.al. 

https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10156983563640838/?type=3&eid=ARC_U2TdftYazVKHok-LM8VrX-6k_lwPt6rDUhNUz2ws_RyRpF_pjMxLsWUYMjhi7MPBuqB93adcpza-&__xts__%5B0%5D=68.ARBpZfxfgF9DKLLQfQhcC9JJZYrUvPFKV84YEaE3yeSwJBlaUjtrD2ZUHtVmxTx3XtA7PBNljk-ek2Gs3M1ODCc1bjiY63TkmxpW8aTXgs3Ga3xrmjNpA4iY2LjMWjNSetp7lKtdpRXYRDZX51drvyttyRoj88aHAfFd3xYQXLi0G0oUWAFmSJKshrhaQXoVKDXG2FAufOIy0e-rf7uVlGnWzQ0uoO3JUs91g4GGeHXnwRdfbQbFwexhB81hbiVyp-pNCOYeigtYEbEHOXM8Zd5KlWiEItY0HhSpbBAETR2odkGcfkllYDiJlqkDYWI1wwYYErjp5vhCyiCSKw&__tn__=EHH-R