SPORT

Mauro Icardi jashtë Botërorit, thirren Higuain dhe Dybala

Mauro Icardi, ashtu sikurshe parashikohej, ka mbetur jashtë listës përfundimtare të Argjentinës për Botërorin “Rusi 2018”. Mes 23 të grumbulluarve janë përfshirë të dy sulmuesit e Juventusit, Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala. Jorge Sampaoli nuk i ka besuar as të riut të talentuar Lautaro Martinez, që do të transferohet tek Interi gjatë verës. Bie në sy prania e Javier Masheranos, edhe pse mesfushori është larguar që na janar nga Barcelona, për t’u transferuar në kampionatin kinez. /XH.K