Aktualitet

Mbledhje urgjente në Serbi për lirimin e Haradinaj

Presidenti i sapozgjedhur serb Aleksandër Vuçiç ka kërkuar një mbledhje urgjente të qeverisë serbe, sot në orën 11, ky vendim mori shkas nga vendimi i Gjykatës së Colmar në Francë për Ramush Haradinaj për të cilin u dha vendimi i lirë.

Mediat serbe kanë publikuar lajmin ku thuhet se tema do jetë pikërisht kjo ngjarje për Kosovën, lirimi i Ramush Haradinaj.

Gjykata e Apelit në qytetin francez të Kolmar refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish- kryeministrit, liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-anëtarin e UÇK-së Ramush Haradinaj. Haradinaj tani është i liruar dhe Gjykata nuk ka dhënë një arsye për vendimin.

Vucic