Aktualitet

Mblidhen protestuesit, por mungojnë opozitarët

Mblidhen protestuesit, por mungojnë opozitarët

Sapo ka nisur zyrtarisht protesta e opozitës, ndërsa demonstruesit janë mbledhur për të marshuar drejt Kryeministrisë.

Por ende mungojnë organizatorët, të cilët janë ish-deputetët e opozitës. Ndërkohë punonjësit e policisë janë pozicionuar dhe kanë krijuar kordonin rrethues para Kryeministrisë.

Gjithashtu përpara Kryeministrisë është ngritur edhe një podium, ku pritet të mbajë një fjalim kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Pavarësisht se është vetëm fillimi i protestës kanë filluar të hidhen tymuese dhe shashka nga ana e protestuesve./Tiranapost.al