Aktualitet

Mbyllet klubi i natës tek ish-Blloku, gjobiten “Lollipop” dhe “Cavaliero”

Mbyllet klubi i natës tek ish-Blloku, gjobiten “Lollipop” dhe

"The Code" një nga lokalet e natës më të frekuentuara në ish-Bllok u mbyll gjatë aksionit të anti-informalitetit, ndërsa dy klube të tjera janë gjobitur, “Lollipop” dhe “Cavaliero”. Zv/kryeministri Erion Braçe bëri të ditur se, këto masa janë marrë për shkak të shkeljeve që u konstatuan në tre lokalet e njohura në një nga zonat për të preferuara nga të rinjtë.

"The Code" u mbyll pasi u gjet në shkelje të përsëritur të mos lëshimit të kuponëve tatimorë dhe me punëtorë në të zezë. Për të njëjtat akuza u gjobitën edhe dy lokalet e tjera, por kjo masë u mor pasi u kapën me shkelje për herë të parë.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

#EVAZIONIFISKAL ESHTE PABARAZI!

#PUNETORETNETEZEZE ESHTE SKLLAVERI!

Nuk kemi ikur kund,

nuk ikëm me verën.

Jemi këtu,

në punë e në përputhje me ligjin;

#KUNDEREVAZIONIT e #KUNDERSKLLAVERISENEPUNE.

Dje, grupet e organeve fiskale, kontrolluan klubet e medhaja ne kete qytet;

Lolli Pop pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe me dy punetore ne te zeze,

te pa deklaruar;

The Code pas kontrollit u gjet me shkeljen e perseritur te mos dokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe nje punetor ne te zeze, te padeklaruar;

The Code per keto shkelje u mbyll dhe punonjesit e organeve fiskale vendosen masen e bllokimit te aktivitetit;

Cavalliero pas kontrollit u gjet me shkeljen e moadokumetimit te transaksioneve permes kuponit tatimor dhe mori gjoben respektive sipas ligjit.

Kam nje thirrje per te gjithe;

BEJENI BIZNESIN TE LIGJSHEM!

Punoni fort dhe me fature tatimore e kupon, fitoni dhe shlyeni detyrimet;

JEPINI FUND PUNES ME PUNETORE NE TE ZEZE!

Eshte krim nje skllaveri e tille!

Nuk i behet me nje qenie humane kjo,

nuk do e tolerojme!/ Tiranapost.al

https://www.instagram.com/p/B3y907KngNN/