Aktualitet

Me 300 mln euro pasuri, kush është biznesmeni spanjoll që u sulmua nga pronari i lokalit në Porto Palermo

Me 300 mln euro pasuri, kush është biznesmeni spanjoll që u

Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në Poro Palermo, ku disa turistë spanjollë u sulmuan nga pronari i një lokali, ka bërë bujë edhe në mediat e huaja. Edhe mediat spanjolle e kanë përcjellë këtë ngjarje, duke dënuar ashpër gjestin e pronarit të lokalit, i cili ndoqi turistët në 3 kilometra rrugë ngjitur mbi pjesën e përparme të makinës.

Por përpos këtij fakti, në media është shkruar edhe për turistin spanjoll, i cili mësohet se është një emër shumë i njohur në vendin e tij, për shkak të bizneseve që zotëron. Ai është Eugenio Galdon, dhe njihet si themeluesi i ONO, kompanisë që ofron shërbime telefonike, televizive dhe internet, si dhe ka qenë President i kësaj kompanie deri në nëntor të vitit 2018.

Po kështu, ai ka mbajtur edhe poste të larta në administratën spanjolle.

Media spanjolle shkruajnë se ai është pjesë e 200 njerëzve më të pasur në Spanjë, me një pasuri e cila shkon rreth 300 mln euro. /Tiranapost.al/

http://www.tiranapost.al/policia-jep-videon-e-sherrit-skandaloz-te-pronarit-shqiptar-ne-porto-palermo-me-turistet-spanjolle-mbi-kofano-5-km-grushton-xhamin/