Aktualitet

Më kishte çuar një letër dashurie Babagjikja (Meta), por çuditërisht...

Më kishte çuar një letër dashurie Babagjikja (Meta), por

Kryeministri Rama foli për letrën që mbrëmë i dërgoi presidenti Meta ku i kërkonte të reflektonte. Meta bën ironi duke thënë se ishte një letër dashurie nga Babagjikja, dhe e korrigjon pasi kishte marrë shembull anulimin e zgjedhjeve në kohën e Ramiz Alisë.

Rama nga Himara tha: 

Jua kam thënë qysh ditnë e parë, zgjedhjet mbahen të dielën dhe nuk e luan as topi e jo më ta luajë filxhani ku Monika ka zhytur gjithë opozitën dhe jo ta anulojë dekret pas dekreti i babagjikes më kishte çuar një letër mbremë, një letër dashurie që çuditërisht baba Gjikja e çoi mbasi u dogj KZAZ në Vaun e Dejës, letër dashurie ku thoshte: Reflekto Edi e shiko çfarë po ndodh, edhe kujtonte edhe Ramiz Alinë. Por ai i shtyu zgjedhjet se popullin e kishte në rrugë, se ishte ngritur Shqiptaria për të ndryshuar sistemin, i shtyu zgjedhjet se kështu si erdhi puna sot dhe që Bujar Nishani na duket si Jeffersoni edhe Ramiz Alia na del burrë shteti.

Po këtu cili popull është ngritur për të shtyrë zgjedhjet, ku është populli që kërkon të shtyhen? Populli i atyre familjarëve të kryetarit të bashkisë së Vaut të dejës, apo punonjësit që i mori në qafë një hileqar një i pabesë një burrë që vetë rri pi raki në klub, dhe njerëzit e tij i dërgon në . I udhëhoqi dhe kur vajti të jepte llogari tha shkova për ti qetësuar. Pra gjejnë njërëz besnike, që kthehen në mish për top për këta. Burra me dhjetëra në pranga për Zefin që vetëm burrë nuk quhet dhe që meriton përbuzje qytetare të gjithë vendit./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/nje-leter-gati-dashurie-e-ilir-metes-per-edi-ramen-i-dashur-edi-ti-me-ke-privuar-padrejtesisht-si-ne-planin-institucional-dhe-ate-njerezor/