Shqiptarët në botë

Më le shtatzënë, tani dua 5 mijë euro! Prostituta shqiptare shantazhon djalin italian

Më le shtatzënë, tani dua 5 mijë euro! Prostituta shqiptare

Një vajzë shqiptare e moshës 26 vjeçe e cila punonte si prostitutë. Është arrestuar nga policia italiane. Media La Provincia shkruan se ajo i bëri shantazh një klienti duke i kërkuar 5 mijë euro, pasi sipas saj klienti, një djalë i ri e kishte lënë shtatzënë.

Sipas La Provincia, vajza shqiptare i ka dërguar një mesazh klientit të saj duke i thënë: Më ke lënë shtatzënë, tani më jep 5 mijë euro që të mos flas!

Por kjo nuk ishte hera e parë, pasi italiani ka treguar në polici se i ka bërë shantazhe në mënyrë të vazhdueshme. Pas denoncimit policia italiane ka shkuar në zonën ku 26 vjeçarja ushtronte profesionin e saj dhe e ka arrestuar.

Mësohet se bashkë me të u zbuluan edhe 5 të tjera të cilin ishin nga Shqipëria dhe vende të Europës Juglindore, të cila nuk kishin leje qëndrimi në Itali./ Artikulli origjinal këtu. / Tiranapost.al E.B