Aktualitet

Me lot në sy gruaja e kapitenit të jahtit të braktisur rrëfen telefonatën e fundit

Me lot në sy gruaja e kapitenit të jahtit të braktisur

Prej një jave bashkëshortja e kapitenit turk të jahtit, që u gjet i braktisur në Shëngjin, nuk ka asnjë informacion për të. Në një intervistë për median turke ajo tregon telefonatën e tij të fundit.

"Më mori në telefon në 4 shtator të këtij muaji dhe më tha se do kthehem. ‘Do të të telefonojë sërish pas dy ditësh’, më tha, por nuk më telefonoi më kurrë. Jahti ku ai udhëtonte u gjet i braktisur në Shëngjin. Kërkojë ndihmën e policisë. Dua që bashkëshorti im të kthehet. Vajza ime më pyet për babanë, por unë nuk mund t'i them asgjë", u shpreh 26-vjeçarja Vesile Yavuz me lot në sy për mediat turke.

Ndërsa është nënë e një vajze dhe në pritje të një fëmije të dytë, ajo tregoi se kjo telefonatë me bashkëshortin e saj Sezgin Yavuz ndodhi në 4 shtator. Deri më tani ngjarja ka mbetur mister, ndërsa pronari i jahtit Nedim Akyuz ka deklaruar në polici se biseda e fundit që pati me kapitenin ishte 6 shtatori.

[caption id="attachment_420499" align="alignnone" width="300"] Sevgin Yavuz, dokumentet e tij u gjeten ne jaht[/caption]

Ai nuk ndodhej me jaht sepse sipas dëshmisë së tij u largua nga Mali i Zi në Stamboll me jaht, ndërsa destinacioni i kapitenit të jahtit ishte Korfuzi, për të marrë vëllain e biznesmenit./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/vjen-leter-porosia-nga-mali-i-zi-turku-i-zhdukur-u-regjistrua-i-vetem-ne-bordin-e-jahtit/

http://www.tiranapost.al/kush-eshte-pronari-i-vertete-i-jahtit-te-braktisur-ne-shengjin/

http://www.tiranapost.al/radari-u-fik-kur-u-largua-nga-budva-dy-pistat-e-hetimit-per-zhdukjen-e-biznesmenit-turk-me-jahtin-ne-shengjin/