Aktualitet

'Me marrëveshjen për reformën zgjedhore opozita kryen misionin e saj, tani është radha e qeverisë të bëjë hapin e madh'

'Me marrëveshjen për reformën zgjedhore opozita kryen

Hapi i madh sipas kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi është hetimi për dosjet 184 dhe 339 për çështjen e vjedhjes së votave të zgjedhjeve të 2017-ës.  Në mesazhin e saj nga Instagrami, për arritjen e marrëveshjes pozitë-opozitë për Reformën Zgjedhore, Kryemadhi thote se Qeveria tashmë duhet të tregojë se është gati të mos mbajë me peng të ardhmen evropiane, por të përmbyllë tetë pikat e tjera të kushteve të Bundestagut. Ndër të tjera Kryemadhi kërkon që qeveria të japë shembuj për luftën ndaj korrupsionit, e të përmbyllen dhjetëra dosje që ndodhen në sirtarët e Prokurorisë.

Lidhur me dakordësinë e Opozitës për tu ulur në tryezë për reformën zgjedhore, Kryemadhi thotë se opozita mori përgjegjësitë dhe tregoi që mbi interesat partiake apo llogaritë meskine elektorale vendos të parën të ardhmen e shqiptarëve.

Postimi i plotë nga Kryemadhi: 

Integrimi Evropian i Shqipërisë nuk mund të sakrifikohet për asnjë arsye.

Gjithëpërfshirja dhe dialogu politik janë të vetmet rrugë me të cilat mund të realizojmë reformat e nevojshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj pa humbur kohë të miratojmë një reformë zgjedhore që u mundëson qytetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur të lirë, pa presionin e bandave, intimidimin me vendin e punës dhe nën kërcënimin e levave të pushtetit.

Opozita sot mori përgjegjësinë e saj përpara qytetarëve shqiptarë për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman për të bërë të mundur hapjen e negociatave në Samitin e Zagrebit. Kjo pikë ka qenë deri tani e vetmja alibi e pushtetit për të bërë bashkëpërgjegjëse opozitën për dështimet e saja në integrimin evropian të vendit.

Nga sot, pas dakordësisë së opozitës në unison, për të përmbyllur me konsesus dhe nën prezencën e faktorit ndërkombëtar Reformën Zgjedhore, i duhet Qeverisë dhe maxhorancës të tregojë se është e gatshme të mos mbajë më peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të përmbyllë tetë pikat e tjera të kushteve mjaft të qarta të Bundestagut Gjerman.

Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të heqë dorë nga bllokimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës pa keqpërdorur mekanizmat e saja qorre në KED apo në Parlament.

Nga sot është përgjigjësia e kësaj maxhorance të bëhet gati për implementimin e Reformës zgjedhore që do të miratohet me konsesus.

Nga sot është përgjegjësia e kësaj maxhorance që të plotësojë kushtin e vënies para drejtësisë së vjedhësëve të votave, dosja 184 dhe 339.

Nga sot është përgjegjësi e maxhorancës të japë shembuj për luftën ndaj korrupsionit të saj. Dhjetra dosje të korrupsionit qeveritar janë në sirtaret e Prokurorisë.

Sot opozita, me marrjen e përgjegjësisë për të vetmin kusht që duhet kontributi i saj për të zhbllokuar integrimin në BE, tregoi që mbi interesat partiake apo llogaritë meskine elektorale vendos të parën të ardhmen e shqiptarëve.

Shqipëria është e para!

E ardhmja evropiane e saj është e para./ Tiranapost.al. 

https://www.instagram.com/p/B7TnFkPB9jR/?utm_source=ig_web_copy_link