Aktualitet

Më shanin çdo ditë, i durova shumë. 21 vjeçari nuk pendohet për vrasjen e shokut në Bulqizë

Më shanin çdo ditë, i durova shumë. 21 vjeçari nuk

‘Arlind Pasha dhe të tjerë më kërcënonin dhe më shanin çdo ditë. I kam duruar shumë’. Kështu është shprehur Fatjon Keta, i cili vrau bashkëmoshatarin e tij Arlind Pasha 21 vjeç duke e goditur me thikë.

Fatjon Keta

Për ngjarjen e ndodhur me 5 shtator në Bulqizë, Keta nuk ka shfaqur pendesë, por sipas burimeve mediatike, para policisë së Dibrës ka thënë se po të mundej do të vriste edhe të tjerë.

Arlind Pasha

Fatjon Keta dyshohet se vuan nga problem të shëndetit mendor. Mësohet se një vit më parë është dërguar në spitalin psikiatrik të Shkodrës, dhe rrugës ka thënë: “Do më njohin Arlind Pasha dhe shokët e tij kush janë”. Megjithatë mjekët atje vlerësuan se ai nuk kishte nevojë të shtrohej, duke e rikthyer pranë familjes së tij në Bulqizë.

Policia dyshon se sharjet që pësonte Fatjon Keta nga viktima dhe bashkëmoshatarët e tjerë, pasi mësuan se ishte dërguar në spitalin psikiatrik, janë bërë motiv për krimin, pasi flitet se ata e ofendonin dhe e tallnin duke i thënë psikopat dhe i metë. Pritet që ndaj tij të bëhet një rivlerësim i gjendjes së shëndetit mendor. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/bulqize-i-riu-e-paralajmeroi-nje-vit-me-pare-vrasjen-e-shokut/

http://www.tiranapost.al/para-nje-viti-dhunoi-dhe-nenen-tani-na-beri-gjemen-flet-babai-i-22-vjecarit-qe-vrau-shokun-ne-bulqize/