Aktualitet

Me të dërguarin special të Trump që u rri mbi kokë, Kosova dhe Serbia firmosin marrëveshjen e radhës

Me të dërguarin special të Trump që u rri mbi kokë,

Pas marrëveshjes për linjën ajrore me fluturime direkte Prishtinë-Beograd, sot në Mynih u nënshkrua një tjetër marrëveshje e rëndësishme mes Kosovës dhe Serbisë.

Fotoja e publikuar nga Zeri i Amerikës tregon se si i dërguari Special i Trump për dialogun Kosovë-Serbi dhe njëkohësisht ambasadori i SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell  u qëndron mbi kokë zyrtarëve të dy vendeve teksa ata firmosin marrëveshjen. Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës hekurudhore dhe autostradën që lidh të dyja vendet.

66288222 45b2 4c97 A635 A3adbcf83359 Cx0 Cy9 Cw0 W1023 R1 S

Richard Grenell citohet nga VOA të ketë thënë se se me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është pajtuar se duhet përqendrim në zhvillimin ekonomik.

Më 27 janar, ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë, zhvilluan një takim në Berlin për të rihapur linjën hekurudhore ndërmjet tyre, me ndërmjetësimin ambasadorit Grenell, vetëm pak ditë pasi palët nënshkruan një marrëveshje për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë ? Beograd. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ky është një hap tjetër i përparimit pas marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd.

?Marrëveshja e sotme për hekurudha dhe autostrada është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres, vende të punës, pra ajo çka ju duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor?, tha presidenti Thaçi, duke nënvizuar se ?Kosova beson në lidershipin e presidentit Trump dhe administratën që gjatë gjithë kësaj periudhe dhe viti po punojnë për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi. Kjo është rruga që duhet të ndjekim në të ardhmen dhe të mos mbetemi peng i të kaluarës së hidhur mes vendeve dhe popujve tanë?.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se ?kjo është e rëndësishme për lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Jam i kënaqur që po shoh përparim dhe falënderoj Trumpin dhe Grenellin në emër të Serbisë, sepse të gjithë e ndjejmë se nga kjo do të kemi një të ardhme me të mire dhe do të sigurojmë paqen për dekadat e ardhshme?.

Ambasadori Grenell, ngul këmbë se përmirësimi i lidhjeve ekonomike midis dy vendeve dhe hapja e vendeve të reja të punës do ndihmojë procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë heqjen e tarifave një kërkesë kjo që u ritheksua të enjten nga sekretari i Shtetit Mike Pompeo në një letër dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Qeveria e re është zotuar ta bëj një gjë të tillë, por duke kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. / Tiranapost.al. 

 

http://www.tiranapost.al/pas-marreveshjes-per-fluturimet-prishtine-beograd-dy-vendet-afrohen-edhe-nga-toka/

http://www.tiranapost.al/thoshin-se-nuk-behej-dot-presidenti-amerikan-trump-reagon-per-marreveshjen-e-fluturimeve-prishtine-beograd/