Aktualitet

Më vjen për të vjellë! Rama komenton nga Serbia për Nobelistin që adhuronte Millosheviçin

Më vjen për të vjellë! Rama komenton nga Serbia për

Ironike disi, që një lajm për Nobelin e fansit të Millosheviçit Edi Rama e mori në Serbi.

Kryeministri që sot nënshkroi “Mini Shengenin” mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, nuk e ka pritur me qetësi dot një çmim të tillë që siç thotë i vjen për të vjellë nga errësimi i një autoriteti moral siç është Akademia e Nobelit.

Rama shkruan:

“Kurrë nuk mendoja se do të më vinte për të vjellë për shkak të një çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga një autoritet me moral si Akademia Nobel, turpi është vulosur si një vlerë e re. Jo nuk mund të bëhemi kaq tolerant ndaj racizmit dhe gjenocidit”.

Reagimet kanë qenë të shumta. Disa i kujtojnë raportet me Serbinë. Presidenti serb Vuçiç ka qenë ministër i Informacionit në kohën e Sllobodan Millosheviçit./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/nobeli-per-fansin-e-milloshevicit-krijon-reagime-online/

http://www.tiranapost.al/urrejtja-e-shqiptareve-per-shkrimtarin-qe-fitoi-nobelin-deklaratat-e-tij-dhe-vajtimi-ne-varrimin-e-milloshevicit/