Showbiz

Meghan u bë protagoniste e ‘The Lion King’ pa luajtur fare në film

Meghan u bë protagoniste e ‘The Lion King’ pa luajtur fare

Meghan mund të ketë hequr dorë nga aktrimi se u bë dukeshë, ama di si të jetë protagoniste kudo ku shkel, siç ishte dhe dje në premierën evropiane të “The Lion King”.

[caption id="attachment_400463" align="aligncenter" width="590"] Meghan dhe Harry, foto nga Instagrami[/caption]

Në më pak se dy muaj që ka sjellë në jetë djalin, Meghan shkëlqeu. Sigurisht që nuk i ka rrëzuar të gjithë kilogramët e marrë, por i shkon kaq shumë rrumbullakësia e fytyrës. Për pjesën tjetër, barkun, bëri zgjidhjen e duhur duke e fshehur pas fustanit me prerje në bel e që bëhet veref poshtë prerjes. Ngjyra? E zeza s`të lë kurrë në baltë.

Me grim minimalist dhe flokët kapur topuz, Meghan e vodhi gjithë vëmendjen.

*Ky post u përshtat nga Vanity Fair dhe është realizuar nga Fabjola Hije.