Aktualitet

Mënyra sekrete si të lexosh të plotë një mesazh në WhatsApp, por pa e kuptuar ai që e ka dërguar

Mënyra sekrete si të lexosh të plotë një mesazh në

Me mbi 1.5 miliardë përdorues aktivë nuk ka dyshime që WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve. Pak a shumë i dimë ikonat dhe komandat kryesore, nga statusi tek fshirja e mesazhit brenda disa sekondave por ka disa manovra sekrete për të cilat nuk dinim, deri më tani.

Ka të bëjë me leximin e mesazheve, por pa e ditur personi që na e ka dërguar që e kemi lexuar.

Nëse shihni një mesazh të ri në WhatsApp në ekran, pa e hapur telefonin, shtypni vetëm një herë mbi ekran dhe bëni swipe, ose tërhiqeni nga poshtë lart për ta lexuar tekstin e plotë, por personi që iu ka dërguar mesazhin nuk do e marrë vesh që ju e keni lexuar, vetëm nëse i ktheni përgjigje. / Tiranapost.al.