SPORT

Mertens: Po përjetoj momentin më të mirë në karrierë, ndihem si 25-vjeç

Mertens: Po përjetoj momentin më të mirë në

Pavarsisht se ka në skuadër shumë sulmues, Dries Mertens vazhdon të jetë pika e referimit e Carlo Ancelottit në sulmin e Napolit. Belgu shtatshkurtër është një golashënues i lindur dhe falë aftësive të tij edhe në rolin e qëndërsulmuesit ka ulur në stol emra me peshë si Milik, Lozano e Llorente. Forma fizike shumë e mirë që zotëron belgu është edhe çelësi i suksesit siç e konfirmon vetë lojtari në një intervistë nga grumbulli me përfaqësuesen e Djajve të Kuq. “Ndihem shumë mirë, jam 32 vjeç, por jam më mirë edhe se futbollistë që janë 25-26 vjeç. Kjo vjen ndoshta sepse nuk kam fëmijë. Po përjetoj momentin më të mirë të karrierës time. Pretendoj të luaj edhe për shumë vite”. Përsa i përket arritjes së rekordit të Maradonës për numrin e golave të shënuar, Mertens aktualisht ka shënuar 113 gola ndërsa argjentinasi është ndalur në shifrën 115, belgu deklaroi:”Jam afër shifrës së golave të Maradonës, është një nder për mua t’i afrohem një legjende të tillë” përfundoi Mertens. /XH.K