Aktualitet

Mesazhet një për një të SHBA/ Çfarë të bëjë opozita tani e tutje, Rusia, ambasadorja e re dhe zgjedhjet

Mesazhet një për një të SHBA/ Çfarë të

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka dhënë sot mesazhe të forta nga Tirana, për disa çështje të rëndësishme si; ndikimi rus, lobimi i PD, ambasadorja e re, zgjedhjet vendore.

Palmer ka rrëzuar çdo kërkesë të opozitës, duke dhënë mbështetje maksimale për qeverinë. Ai tha se po hetohet për lobimin e PD ndaj propozimit të Kavalec për ambasadore. Tiranapost sjell disa nga mesazhet kryesore të SHBA.

Influenca ruse? Palmer: Shqipëria është target i vështire për Rusinë.

Palmer: Amerika kërkon një bashkëpunim mes vendeve dhe transparencë, ndërsa Rusia kërkon kaos dhe një situatë jo bashkëpunuese, ndërsa ne duam të ardhme për vendin. Shqipëria është target i vështire për Rusinë.

Lobimi i PD kundër Kavalec? Palmer: Po hetohet

Senati amerikan nuk është se e ka rrëzuar emerimin e Kavalec. Lobimi është normal ose legjitim përsa kohe është brenda rregullave dhe transparent dhe i qartë. Është një çështje që është duke u hetur dhe nuk mund te jap detaje në lidhje me të.

Kur do vijë ambasadori i ri i SHBA në Tiranë

Shpresoj të kemi një emër së shpejti.

Palmer: Kufijtë jo në qendër të marrëveshjes Kosovë -Serbi

Ne mbështesim një marreveshje mes dy vendeve përsa kohë ato bien dakord pë një pakt ku tregohen interesat e dy vendeve. Çeshtja e Kufijve jo në qender të kësaj marrëveshje.

Palmer: Shqipëria ka qeveri legjitime, opozita të futet në zgjedhje

Nuk jam këtu për të negociuar një platforme me palët. Të gjitha partitë politike duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe duhet të punojnë fort për to dhe procesin politik. Opozita duhet të gjejë një mënyrë për të marrë pjesë në zgjedhje. Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit

Shqipëria ka një qeveri legjitime me të cilën ne bashkëpunojmë. Është vend aleat dhe do të këtë suportin tonë. Jam konfident se kjo qeveri do të çojë vendin përpara dhe do vazhdojë me zbatimin e reformave si ajo në drejtësi./Tiranapost/A.C