Showbiz

Mesazhi i Amit për Ermalin duket më shumë si kunj për Bes Kallakun

Mesazhi i Amit për Ermalin duket më shumë si kunj për Bes

Ami ka bërë një video nga makina duke uruar Ermalin për suksesin e filmit të ri dhe teksa bën gëzuar me limonatë thotë: “Urime, e vërtetove edhe njëherë që je një super biznesmen”.

Kujtojmë se me termin “biznesmen” iu drejtua edhe Bes Kallaku, Ermal Mamaqit, kur tha në një intervistë: "Unë bëj art, Ermali është biznesmen".

Debati i tyre vazhdoi për disa ditë me replika nga të dyja palët, duke qenë se gati në të njëjtën periudhë të dy aktorët e humorit po promovojnë filmat e tyre të rinj.

Ermali i ftuar të shtunën e kaluar tek “Shiko kush luan” tha: “Kam zgjedhur të mos komentoj, sepse ne jemi një grup aktorësh që po kthehemi në regjisorë. Megjithatë për filmat, kush jam unë që të them si është ky e si është ai”. Mirëpo siç duket Ami nuk e kishte thënë ende fjalën e saj.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije