Aktualitet

Meta: I kam dërguar letër OSBE për krizën, Spiropali: Export-Import Kafeje Qamili shpk

Meta: I kam dërguar letër OSBE për krizën, Spiropali:

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali i përgjigjet presidentit Meta i cili pak më parë deklaroi se ka formalizuar letrën drejtuar OSBE për të negociuar me forcat politike në vend për arritjen e një zgjidhje sa më të shpejtë në ditët që vijnë pëer të zgjidhur krizën politike dhe duke e informuar se çfarë në çfarë situate politike jemi aktualisht sot.  Pëmes një postimi në Twitter, Spiropali shprehet se me atë letër, Meta thjesht ka pranuar se nuk është më as mbi palët as mes palëve, por udhëheqës i njërës palë.

Reagimi i plotë:

Baba Xhikja i paska kërkuar OSBE të bëhet arbitër mes paleve! Në fakt me atë letër ai paska pranuar thjesht që nuk është më as mbi palët, as mes paleve po thjesht udhëheqësi i njërës palë. Dmth s’është më President! Kurse letra mbetet si të tjerat: Export-Import Kafeje Qamili shpk. / Copyright/ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/meta-zgjedhjet-e-13-tetorit-nuk-zgjidhin-gjithcka-por-rama-te-heqe-dore-nga-presionet-per-te-penguar-zbatimin-e-dekretit-tim/