Aktualitet

Meta komenton komisionerët e Venecias

Meta komenton komisionerët e Venecias

Presidenti Meta pati një takim me delegacionin e Venecias, të mbërritur nga dje në Tiranë me kërkesë të Kuvendit për një opinionin për Komisionin Hetimor, të ngritur për shkarkimin e kreut të shtetit. Meta i cilëson si mysafir të nderuar, ndërsa tregon se në një dokument që do publikohet të hënën në faqen e Presidencës do të paraqitet e gjithë situata deri në dekretin e tij për anulimin e 30 qershorit.

“Patëm mysafirë të nderuar me të cilët pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë. Jam këtu të jap disa konsiderata për Komisionin e Venecias, falënderoj Kuvendin për respektin dhe besimin që tregon ndaj Venecias dhe të bëj të ditur se bashkëpunimi i presidentit me Venecian do të jetë i shkëlqyer dhe transparent. Kam shprehur gatishmëri për të qenë prezent edhe më 11 tetor, për të qenë i hapur ndaj çdo pyetje të anëtarëve të komisionit të Venezias për çështjen në fjalë"./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/venecia-kemi-ide-te-qarta-nese-meta-ka-shkelur-kushtetuten/

http://www.tiranapost.al/meta-me-delegacionin-e-venecias-gjen-fajtoret-shqiperia-nuk-do-ishte-kurre-ne-kete-situate-nese/