Aktualitet

Mini-Shengeni Ballkanik/ Kryeministri Rama në Ohër me Zaev e Vuçiç me 9 nëntor

Mini-Shengeni Ballkanik/ Kryeministri Rama në Ohër me Zaev e

Ditën e shtunë, me dtaë 9 nëntor kryeministri Rama do të niset drejt Ohrit, për samitin që do mbahet për mini Shengenin Ballkanik dhe në orën 12:00 siç bëjnë me dije mediat televizive, do të ketë një konferencë për shtyp. Bashkë me kryeministrin Rama do të jetë kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i cili shpalli zgjedhjet e parakoshme me 12 prill 2020 pas Jo-së së negociatave nga Këshilli Europian, me veton e Francës, dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Me datë katër nëntor, presidenti serb tregoi në Instagram se kishtë bërë një bisedë të shkëlqyer me Ramën dhe Zaev për hapa që do të hidhen më tej për këtë nismë.

Gjatë takimit në Novi Sad me datë 10 tetor, nga deklarata e përbashkët u tha se do angazhohen për krijimin e Mini Shengenit Ballkanit.

Kjo nismë nuk është vetëm për këto tre vende, liderët siç e deklaruan presin që edhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor ti bashkohen kësaj nisme, si Kosova, Mali i Zi dhe Bonsje Hercegovina.

Qëllimi i Mini Shengenit Ballkanit është levizja e lirë e qutetarëve, lehtësira në transportimet e mallrave dhe shërbime të tjera./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/shengeni-ballkanik-do-behet-realitet-brenda-vitit-2021-rama-nga-novi-sad-mos-te-na-mbaje-peng-e-shkuara/

http://www.tiranapost.al/shengeni-rajonal-rama-mberrin-ne-serbi-neser-firmoset-marreveshja-me-zaev-dhe-vucic-por-cfare-eshte-konkretisht/

http://www.tiranapost.al/shengeni-rajonal-rama-mberrin-ne-serbi-neser-firmoset-marreveshja-me-zaev-dhe-vucic-por-cfare-eshte-konkretisht/