Aktualitet

Ministri Bushati në shtëpinë e Admirit, që humbi jetën në Genova

Ministri Bushati në shtëpinë e Admirit, që humbi jetën

Pasi Ministria e Jashtme bashkë me konsullatën shqiptare në Milano janë kujdesur që të sjellin trupin e pajetë të Admirit në Oblikë, ministri Bushati sot ka mbërritur tek familjarët për t'i ngushëlluar.

[caption id="attachment_264589" align="aligncenter" width="591"] Statusi i ministrit Bushati ne Tweeter[/caption]

Ministri Bushati është gjithashtu deputet i parë i Shkodrës dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste në këtë qark dhe angazhimi për rastin dhe vizita sot duken të jenë më shumë në statusin e njeriut të zonës sesa vetëm si ministër.

Admiri është një nga dy shqiptarët që humbi jetën në aksidentin tragjik kur u shemb ura në Genova. Një lajm i trishte për xhenovezët dhe Shqipërinë, që pati dy të rinj viktima/Tiranapost.al