Aktualitet

Ministri turk i kërkon gylenistët Cakajt

Ministri turk i kërkon gylenistët Cakajt

Ka kaluar pa koment nga ministri i Jashtëm në detyrë, Genti Cakaj, por ministri i Jashtëm turk në konferencën për mediat në Tiranë, Mevlut Cavusoglu, ka dhënë mesazhin, si edhe më herët, dhe siç po bëjnë me çdo vend për njerëzit e FETO-s.

Gazetarja: Sa është numri i gylenistëve që kërkohen në Shqipëri dhe a është e kënaqur Ankaraja me qëndrimin e autoriteteve shqiptare?

Ministri Cavusoglu: Nuk kam shifra të sakta sa gylenistëve ka në Shqipëri, por ka me qindra anëtarë të organizatës FETO këtu në Shqipëri dhe kemi kërkuar kthimin e tyre. Shqipëria ka hedhur disa hapa dhe shpresojmë të vazhdojë. Ne nuk dëshirojmë që Shqipëria të jetë një portë sigurie për fetoistët. Ne vërejmë që anëtarë të FETO-s përpiqen të futen në Shqipëri dhe në vende të tjera. Prania e FETO-s është një rrezik dhe kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë. Ne e falënderojmë Shqipërinë për çfarë ka bërë e dimë që nuk është e lehtë por këto hapa duhet ti hedhim për të ardhmen tonë.

Kujtojmë se në fillim këtij viti Shqipëria depërtoi Harun Çelik, si pjesë e “Gylenistëve” të imamit Fetullah Gülen, Turqia ka kërkuar edhe kthimin e të tjerëve të strehuar në Shqipëri, mes tyre edhe 41-vjeçarin, Selami Simsek, i cili aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri.

/ Tiranapost.al