Aktualitet

Ministrja Manastirliu: Qarkullon virusi i sezonit, por nuk ka vend për panik. Nuk jemi në epidemi gripi

Ministrja Manastirliu: Qarkullon virusi i sezonit, por nuk ka vend për

Nga emisioni në ABC News me Mirela Milorin, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale foli për epideminë e gripit, por edhe shqetësimit të qytetarëve pas rastit të vdekjes së punonjësit të policisë rrugore 27 vjeçar pak ditë më parë, mes dyshimeve se ndërroi jetë nga meningjiti, ose siç njihet në terma mjekësore meningokoksemia.

Ministrja Ogerta Manastirliu tha se nuk jemi në epidemi gripi, se këtë vit kemi intensitet më të ulët krahasuar me një vit më parë në të njëjtën periudhë, por gjithashtu theksoi se nuk ka vend për panik as për alarm pasi janë marrë të gjitha masat: Duhet të kuptojmë që Shqipëria është vend me kapacitet të ulët për atë sëmundje, kemi marrë të gjitha masat, qoftë me medikamente dhe vaksina.

Mirela Milori: Situata aktuale e gripit, është përmendur edhe meningjiti, ka pasur raste që qarkullojnë, si është situata me epideminë e gripit?

Manastirliu:

Dua të them që nuk jemi në epidemi gripi, qarkullon virusi i gripit siç qarkullon gjithmonë në këtë sezon edhe në Ballkan, jemi aktualisht në intensitet më të ulët se ai i një viti më parë në të njëjtën periudhë, sigurisht ne kemi bërë një hap shumë të mirë, për vaksinimin e grupeve të rrezikuara, kategoritë si të moshuarit mbi 65 vjeç, ato me sëmundje kronike, fëmijët dhe gratë shtatzëna. Ka raste te konfirmuara çdo javë por situata është qëndrueshme.

Për meningjitin, ekspertët e ISHP dhe të qendrës Spitalore Universitare Universitare Nënë Tereza dhe baskë me ne si Ministri po ndjekim situatën. Nuk ka vend për panik dhe alarm, pasi sigurisht që duhet të kuptojmë që Shqipëria është vend me kapacitet të ulët për atë sëmundje, kemi marrë të gjitha masat, qoftë me medikamente dhe vaksina. Me këto janë duke u marrë ekspertët. Unë garantoj që nuk ka vend për panik. Kemi nxjerrë herë pas here ekspertët tanë edhe të qendrës spitalore Universitare Nënë Tereza për të informuar publikun dhe jo për ta dezinformuar, është e nevojshme të dimë se incidenca është e ulët dhe për rrjedhojë nuk ka vend për panik.

Kemi nxjerrë një informacion publik në raport me rastin që është një rast i mundshëm i meningjitit. Janë marrë masat për vaksinimin në rastin e kontakteve dhe profilaksinë. Po monitorohet situata nga ekspertët dhe janë marrë të gjitha masat. /Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/nuk-ka-vend-per-panik-shefja-e-ishp-meningjiti-eshte-semundje-fatale-por-nuk-kemi-te-bejme-me-epidemi/