Art dhe Kulturë

Mirela Kumbaro zbulon më shumë për filmin e veçantë 'Gjirokastra', me skenar të Ismail Kadaresë

Mirela Kumbaro zbulon më shumë për filmin e veçantë

Ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka zbuluar se pas filmit me Gerard Depardieu,  prej 2 javësh është “ngulur” në Gjirokastër trupa e xhirimit të filmit me skenar të Ismail Kadaresë me titull “Gjirokastra”. Puna për produksionin ruso-shqiptar nga dy regjisorë Aleksander Sokurov dhe Juri Arabov ka nisur që në maj të 2017-ës.  Zonja Kumbaro u takua sot në Gjirokastër me aktorë  shqiptarë e rusë, teknicienë e producentë të cilet jane në “aksion” nga Gjirokastra në Përmet.

Mësoni më shumë nga postimi i ish ministres Kumbaro: 

Si e diel qe jemi, ja t’ju tregoj se çfarë ndodh tjetër në Gjirokastër nga bota e kinemasë.

Dihet tashmë që qyteti i gurtë po kthehet gjithmonë e më shumë në skenën e prefereruar të aktorëve e regjizorëve të famshëm botërorë. Pas filmit me Gérard Depardieu, që prej 2 javësh është “ngulur” në Gjiro trupa e xhirimit të një filmi shumë të veçantë me skenar të Ismail Kadaresë që titullohet “Gjirokastra”. I famshmi Aleksander Sokurov ne bashkepunim me Juri Arabov jane dy regjizoret e filmit qe po realizohet ne Gjirokaster pas nje pune te gjate 2 vjeçare me ekipin e Sokurovit qe nisi ne maj te 2017 per te ngritur bashke kete produksion ruso-shqiptar.

U kënaqa shumë tek i takova aktorë shqiptarë e rusë, teknicienë e producentë shqiptarë e rusë të cilet jane në “aksion”? nga Gjirokastra në Përmet./ Tiranapost.al. 

https://www.instagram.com/p/B5P9zj2gwIZ/?utm_source=ig_web_copy_link