Aktualitet

Mirela Kumbaron e dëgjoi vetëm Monica Bellucci

Mirela Kumbaron e dëgjoi vetëm Monica Bellucci

Dje ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pushtoi rrjetin me qëndrimin e saj për Sanremon. Nisur nga deklarata e Amadeus dhe gafa e tij fyese për gratë që i trajtonte si copë mishi dashje pa dashje, çoi ish-ministren në thirrjen: bojkotoni këtë vit Sanremon në emër të grave.

Sot mësohet se Monica Bellucci është tërhequr nga Sanremo duke thënë se nuk binte dakord në disa pika me producentin artistik të Sanremos, Amadeus.

“Unë dhe Amadeus jemi takuar disa muaj më parë për të diskutuar rreth një projekti që do bënim bashkë. Në fakt, për arsye të rëndësishme nuk arritëm në një përfundim të përbashkët. Uroj që të realizohet një festival sa më i bukur për të dhe gjithë ekipin e tij dhe le të shpresojmë për një tjetër mundësi në të ardhmen”, shprehet Bellucci.

Le të themi që në një mënyrë a tjetër , Bellucci ka thënë atë që po shpresonte edhe intelektualja shqiptare Kumbaro./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/ne-itali-kryqezohet-nga-mediat-per-nje-deklarate-producenti-artistik-i-sanremos/

http://www.tiranapost.al/bojkotoni-sanremon-mos-u-tallni-me-grate/

http://www.tiranapost.al/monica-bellucci-terhiqet-nga-sanremo/