Modë

200 mijë prezervativë hapin shfaqjen e modës në Milano

200 mijë prezervativë hapin shfaqjen e modës në Milano

Të ftuarit e Javës së Modës në Milano, të Diesel u suprizuan nga një mal me prezervativë. Marka italiane zbuloi koleksionin e saj Vjeshtë-Dimër 2023 nën një sfond prej mbi 200,000 kutive Durex. Qëllimi ishte theksimi i pozitivitetit të seksit, por edhe lajmërimi për bashkëpunimin e ardhshëm me kompaninë kontraceptive.

200 mijë prezervativë hapin shfaqjen e modës në Milano

“Ne në Diesel na pëlqen të luajmë dhe jemi seriozë në këtë pikë”, tha drejtori kreativ Glenn Martens në një deklaratë. “Argëtohuni, respektoni njëri-tjetrin, jini të sigurt”, shtoi ai.

200 mijë prezervativë hapin shfaqjen e modës në Milano

Në të vërtetë, i gjithë koleksioni prezantoi tema të lirisë, kënaqësisë dhe eksperimentimit, me modele të xhinseve me bel të shkurtër, veshje me dantelle të tejdukshme, rrjetë dhe fustane mëndafshi.

200 mijë prezervativë hapin shfaqjen e modës në Milano

Kolona zanore shoqëruese e sfilatës shoqërohej nga psherëtima kënaqësie duke e bërë të qartë se ishte gjithçka më e guximshme nga sa dukej.

Që kur u bë drejtor kreativ në tetor të 2020-ës, stilisti belg e ka drejtuar Diesel – i njohur prej kohësh për marketingun e tij provokues – drejt përdorimeve më eksperimentale të xhinseve.

Në përputhje me tematikën, ftesat për të ftuarit në event u dërguan në formën e pakove Durex.