Modë

Adidas dhe Gucci do të shesin 1600 dollarë çadrën që s'të mbron nga shiu

Adidas dhe Gucci do të shesin 1600 dollarë çadrën që

Kur jeni duke blerë një çadër, e vetmja gjë që mendoni është që t’ju mbrojë nga shiu. Por ky nuk është qëllimi i ombrellës së krijuar nga Gucci dhe Adidas dhe kjo ka shkaktuar një frustrim në Kinë.

Kritikat vijnë pasi uebfaqja e Gucci-t thotë se çadra që kushton 1,329 £ është krijuar për të mbrojtur nga dielli ose për përdorim dekorativ dhe është e përshkrueshme nga uji.

Një përdorues i Weibo, rrjeti social i ngjashëm me Twitter-in në Kinë e quajti ombrellën "një deklaratë shumë e madhe, por të padobishme e modës".

Çadra e diellit do të dalë në treg më 7 qershor si pjesë e një koleksioni të ri të markës luksoze Gucci dhe gjigantit të veshjeve sportive Adidas.

Një zëdhënës i Gucci-t tha se produkti "nuk rekomandohej për t'u përdorur si një ombrellë e përditshme".

Tiranapost.al