Asnjë princeshë nuk iu afrua shpenzimeve të Charlene të Monakos në vitin 2022

Princesha Charlene e Monakos ka shpenzuar për veshjet e saj gjatë vitit të kaluar rreth 655,574 £, duke e bërë atë mbretëroren me veshjet më të shtrenjta.
Ajo ka lënë pas Kate me veshje që arritën 192,636 £ dhe Meghan me 94,796 £, të cilat zunë respektivisht vendin e tretë dhe të gjashtë në listë me 19 princesha llogaritur nga mbikëqyrësi i modës UFO No More.
Princesha Maria-Olympia e Greqisë dhe Danimarkës, e cila shpenzoi rreth një të tretën e Princeshës Charlene me 201,761 £ renditet e dyta në këtë listë.
Kate, Princesha e Uellsit, zuri vendin e tretë, me një shpenzim prej 192,636 £ në veshjet e saj vitin e kaluar.
Ndërsa kunata e saj Meghan, Dukesha e Sussex, shpenzoi vetëm 94,796 £ për rroba të reja vitin e kaluar, tha UFO.
Princesha me shpenzimet më të ulëta për veshje ishte Princesha Beatrice, e cila shpenzoi 77,348 £.