Modë

Bota e modës humb stilistin japonez Issey Miyake

Bota e modës humb stilistin japonez Issey Miyake

Stilisti japonez Issey Miyake është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

I njohur për stilet dhe parfumet e tij inovative, Miyake ndërtoi një markë globale të modës, e cila përfshinte edhe dizajnimin e bluzave të famshme të Steve Jobs me golf. Miyake ishte i njohur për të punuar me teknikat tradicionale dhe moderne të modës gjatë karrierës së tij të gjatë.

Bota e modës humb stilistin japonez Issey Miyake

Ai vdiq nga kanceri në mëlçi ditën e premte dhe aktualisht po mbahet funerali privat.

I lindur në Hiroshima në vitin 1938, Miyake ishte vetëm shtatë vjeç kur qyteti u shkatërrua nga një bombë atomike e hedhur nga Shtetet e Bashkuara.

Ai hezitoi të fliste për këtë kur u rrit dhe nuk donte të njihej si dizajneri që i mbijetoi bombës atomike.

“Kur mbyll sytë, ende shoh gjëra që askush nuk duhet t’i përjetojë kurrë”, shkroi ai njëherë, duke shtuar se preferon të mendojë për gjërat “që mund të krijohen dhe jo për ato që shkatërrohen”.

Miyake dëshironte të bëhej balerin ose atlet kur ishte i ri, por kjo ndryshoi pasi ai lexoi revistat e modës së motrës së tij.

Bota e modës humb stilistin japonez Issey Miyake

Ai studioi dizajn grafik në një universitet arti në Tokio dhe më pas u transferua në Paris në vitet 1960, ku punoi me stilistët në zë të kohës Guy Laroche dhe Hubert de Givenchy.

Ai u transferua në Nju Jork për një kohë të shkurtër, përpara se të kthehej në Tokio në vitin 1970 për të hapur “Miyake Design Studio”.

Shtëpia e tij e modës krijoi rroba shumë të kërkuara për burra dhe gra, si dhe çanta, orë dhe parfume. Një shishe L'Eau d'Issey, e lançuar në vitin 1992, u përfol se shitej çdo 14 sekonda.