Modë

Bota është e fiksuar pas Jennie Kim, çfarë dimë për yllin korean të popit që quhet nga fansat “Human Chanel”?

Bota është e fiksuar pas Jennie Kim, çfarë dimë

U deshën vetëm pak minuta që Jennie, ylli korean i popit të vidhte vëmendjen në Javën e modës në Paris.

Bota është e fiksuar pas Jennie Kim, çfarë dimë

Anëtarja e grupit Blackpink u shfaq në eventin e Chanel-it për koleksionin Pranverë-Verë 2023 me një mini-fustan të bardhë me logon e markës mbi të, të shoqëruar me një xhaketë të ngjashme me fustanin dhe çizme të gjata. Ndërsa flokët i kishte të kapura bisht.

View this post on Instagram

A post shared by Le Parisien (@leparisien)

Njihet si një ‘it girl’ dhe ‘fashion queen’ si u bë e njohur Jennie Kim?

Jennie së bashku me 3 pjesëtaret e tjera të grupit korean të popit Blackpink(Lisa, Jisoo dhe Rose), grup që tashmë njihet dhe mbështetet nga miliona fansa në të gjithë botën, morën famë në 2017 pas publikimit të hitit ’Dhu-dhu-dhu’ që mori mbi një miliardë shikime në Youtube. Gjithashtu Blackpink u bë grupi i vajzave më të ndjekura në Spotify në nëntor 2019.

Bota është e fiksuar pas Jennie Kim, çfarë dimë

Por Jennie, nuk mund të themi që ishte fat apo thjesht sharm, pati famën më të madhe. Ajo u bë e preferuara e grupit në Korenë e Jugut, aq sa i dha asaj mundësinë asaj të publikonte një solo para pjesëtareve të tjera të grupit.

Bota është e fiksuar pas Jennie Kim, çfarë dimë

26-vjeçarja ka mbi 70 milionë ndjekës në Instagram dhe është ambasadore e markave të njohura Calvin Klein dhe Chanel.

Bota është e fiksuar pas Jennie Kim, çfarë dimë

Bota është e fiksuar pas Jennie Kim, çfarë dimë

Për shkak se Chanel është marka e saj e preferuar, Kim mori nofkën "Human Chanel" nga fansat e saj.

Bota është e fiksuar pas Jennie Kim, çfarë dimë

Ka disa arsye pse ajo quhet ‘Fashion Queen’

Fuqia tregohet dukshëm kur të tjerët të ndjekin, dhe ky është edhe rasti i Jennie-t, çdo gjë që ajo bën dhe vesh bëhet virale dhe të gjithë e duan. Arsyeja tjetër e dukshme për suksesin e saj si ikonë e modës është qëndrimi i saj stilistik. E sigurt dhe simpatike, Jennie e ka dëshmuar shumë herë se mund të tundë çdo stil apo koncept.

Bota është e fiksuar pas Jennie Kim, çfarë dimë

Bota është e fiksuar pas Jennie Kim, çfarë dimë

E zjarrtë në skenë por e turpshme në jetën reale

Bota është e fiksuar pas Jennie Kim, çfarë dimë

Edhe pse shpesh portretizohet shumë e zjarrtë dhe e sigurt në skenë, personaliteti i saj në prapaskenë është i kundërt. Njerëzit e afërt të saj, e kanë përshkruar atë si të turpshme.

"Unë jam shumë e turpshme," thotë Kim në dokumentarin Blackpink Light Up the Sky . "Unë isha një nga ata njerëz që nuk mund të porosisja as në telefon. E urreja këtë. M'u desh pak kohë për të arritur atje."