Modë

Edhe Kate Middleton bën blerje të lira!

Edhe Kate Middleton bën blerje të lira!

Kate Middleton gjatë një dalje në Londër për fushatën e "Forward Trust" ka rënë në sy me veshjen e saj që mund të frymëzojë këdo për sezonin e festave.

Dukesha e Kembrixhit, kishte veshur një golf të kuq të Ralph Lauren që kushton 248 dollarë dhe një fund nga Christopher Kane që kushton 995 dollarë.

Ajo e përshtati veshjen e saj me një palë këpucë ngjyrë nudë të Ralph Lauren që kushtojnë 675 dollarë dhe një çantë të vogël DeMellier që kushton 395 dollarë.

Edhe Kate Middleton bën blerje të lira!

Por, në vend të diamanteve ose perlave, Middleton zgjodhi të vendoste si aksesorë një palë vathë Asos që shiten për vetëm 14.50 dollarë.

Tiranapost.al