Modë

Elisabetta Franchi vesh jelekun popullor të Tiranës, mbase frymëzohet për linjën e sezonit të ardhshëm

Elisabetta Franchi vesh jelekun popullor të Tiranës, mbase

Stilistja e famshme italiane, Elisabetta Franchi, ka veshur jelekun e kostumit popullor të Tiranës.

Elisabetta Franchi vesh jelekun popullor të Tiranës, mbase

Ikona e modës jo vetëm në Itali por kudo në botë, e cila ka vizituar kryeqytetin shqiptar për herë të parë, siç thotë, është impresionuar nga veshja tradicionale tiranase, gjë që duket se do influencojë në stilimet e ardhshme.

Elisabetta Franchi vesh jelekun popullor të Tiranës, mbase

Elisabetta Franchi është pritur në zyrën e tij nga kryebashkiaku Veliaj, i cili u kujdes ta ndihmonte të vishte dhe jelekun. Stilistja tha se në Tiranë ka takuar njerëz me të cilët është ndjerë mjaft familjare për shkak të ngjashmërisë së madhe të shqiptarëve me italianët.

Elisabetta Franchi vesh jelekun popullor të Tiranës, mbase

“Nuk e fsheh që është hera ime e parë në Tiranë, por gjeta këtu një vend shumë të ngjashëm me vendin tim. Gjeta këtu njerëz karakterialisht të ngjashëm, pasi ju ngjani shumë me ne italianët. Keni shpirt dhe buzëqeshje të bukur. Tirana është shumë e bukur. Klima është fantastike. Tek ne ëstë shumë vapë, ndërsa këtu ka hapësira fantastike”, u shpreh Franchi.

Elisabetta Franchi vesh jelekun popullor të Tiranës, mbase

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i dhuroi stilistes së njohur “Kullën e Sahatit” të Tiranës. “Është një kënaqësi e veçantë që pritëm Elisabetta Franchin, një emër shumë i madh i modës. E bukura ka fuqi për ta transformuar një vend”, tha Veliaj.