Modë

Ja si dukej Emily me fustanin e Nensi Dojakës mes yjeve në Saint Tropez

Ja si dukej Emily me fustanin e Nensi Dojakës mes yjeve në Saint

Modelja e famshme, Emily Ratajkowski, ka shkëlqyer nën një tjetër fustan të stilistes shqiptare Nensi Dojaka. Ajo ishte e ftuar në ceremoninë e martesës së Ari Emanuel dhe Sarah Staudinger në Saint Tropez të shtunën.

Ja si dukej Emily me fustanin e Nensi Dojakës mes yjeve në Saint

Emily ishte veshur me një fustan të kaltër, të detajuar me prerjet që tashmë me një shikim na kujtojnë menjëherë krijimet e shqiptares Nensi Dojaka.

Ja si dukej Emily me fustanin e Nensi Dojakës mes yjeve në Saint

I prerë në pjesën e sipërme, duke i shtuar bukurinë me detajin e një zemre rozë në mes të gjoksit dhe stomakut, modelja dukej thjesht e mahnitshme.

Ja si dukej Emily me fustanin e Nensi Dojakës mes yjeve në Saint

Dizajni i veçantë vazhdoi edhe në pjesën e shpinës, ndërsa fustani kishte si detaj edhe një të çarë në këmbën e majtë.

Ja si dukej Emily me fustanin e Nensi Dojakës mes yjeve në Saint

Ylli e kompletoi fustanin e Dojakës me një çantë të zezë dhe sandale të kaltra me rripa.