Në kohën kur arrini në të pesëdhjetat, ju dini një ose dy gjëra për preferencat tuaja personale të stilit dhe çfarë funksionon për trupin tuaj.
Sigurisht, keni stilet tuaja të preferuara që ju bëjnë të ndiheni fantastike, por çfarë ju duhet fiks për t`u dukur më bukur?
Fokusohuni te pëlhurat: “Shumë gra do të përjetojnë ndryshime hormonale pas të 50-tave, kështu që çelësi është të qëndroni freskët. Unë besoj se fokusi duhet të jetë tek pëlhurat”, thotë stilistja e modës Sharonda Grandberry. Opsionet e shkëlqyera të pëlhurave përfshijnë pambukun, xhins dhe lesh kashmiri.
Mos kini frikë nga ngjyra: “Trupi mund të ndryshojë gjatë kësaj kohe, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të vishni të zeza. Eksploroni ngjyrat dhe shtoni ngjyra sa herë që mundeni”, thotë stilistja e modës Nicole Vick.
Mos kini frikë nga spastrimi i dollapit: “Pasi të mbushni 50 vjeç, hiqni dorë nga rrobat që s`ju duhen ashtu siç hiqni dorë nga çdo gjë që s`ju duhet në jetën tuaj. Është thelbësore të qëndroni plotësisht të përqendruar te e ardhmja dhe ku dëshironi të shkoni, jo aty ku keni qenë”, thotë Linda Peavy, themeluesja e Cultured Curves.