Foto dhe Video/ Ralph Lauren rikthehet për të shkëlqyer në Javën e Modës në Nju Jork pas katër vitesh mungesë

E Shtunë 9 Shtator 2023, 11:55
TiranaPost
Pas katër vitesh jashtë kalendarit të Javës së Modës në Nju Jork, Ralph Lauren u kthye të premten në mbrëmje, me një gamë të gjerë stilimesh plot shije dhe klas dhe një rresht të parë të mbushur me yje si Sofia Richie, Emma Roberts dhe Jennifer Lopez.
Koleksioni Pranverë 2024 nuk ishte larg stilit unik të tij.
Kryetema ishin xhinset me printe të ndryshme, lule, të grisura apo të lara të acid.
Nuk mungonin gjithashtu fustanet e artë, përshtatur vjeshtës si dhe veshjet zyrtare apo të mbrëmjeve.
Pak nga mbrëmja e modës e gjen përmes fotove dhe videove.
Tiranapost.al