Fustani me kokë luani në Javën e Modës që ktheu të gjitha kokat (për mirë e për keq)

E Hënë 23 Janar 2023, 12:21
TiranaPost
Kylie Jenner ktheu drejt vetes të gjitha kokat teksa u shfaq me kokën e luanit në fustan. Ca e pëlqyen idenë dhe e konsideruan madhështor. Të tjerë e gjetën të pavend kokën e luanit në fystan, qoftë ai edhe fake.
Në shfaqjen Shiaparelli, në Javën e Modës në Paris, Kylie veshi fustanin e zi, me një kokë luani në madhësinë reale, që i mbulonte gjithë bustin, deri në bel.
Koka e rreme e luanit, ishte qepur në pjesën e përparme të fustanif të zi prej kadifeje.
Në sfilatë, me këtë fustan parakaloi modelja e famshme Irina Shayk.
Zgjedhja e këtij model inga Kylie mund të jetë më shumë se gusto. Djali i saj 11 muajsh quhet Aire, që do të thotë “Luani i Zotit”, kështu që zgjedhja nuk është aq e paqëllimtë.