Modë

Gucci rikthen në modë sandalet plastike që të gjithë i njohim, diferencën e bën çmimi

Gucci rikthen në modë sandalet plastike që të gjithë i

Të gjithë i mbajmë mend sandalet plastike të cilat shumë prej nesh mund t’i kenë ende në ndonjë cep dollapi këpucësh. Gucci risjell modelin e prodhuar nga kompania “Jugoplastika” duke kthyer në modë sandalet e dikurshme. Por diferencën tanimë e bën jo vetëm cilësia, por edhe çmimi.

Gucci rikthen në modë sandalet plastike që të gjithë i

Një palë sandale që dikur edhe në Shqipëri i blinim mjaft lirë dhe gjenin përdorim të gjerë sidomos në plazh, sot të prodhuara me logon e kompanisë së famshme italiane, Gucci me dizajnin i ri kushtojnë 400-500 euro.

Gucci rikthen në modë sandalet plastike që të gjithë i

Versioni i ri Gucci shkëlqen edhe me shenjën e artë dhe kjo është arsyeja pse ato janë sigurisht më tërheqëse për trendet e reja dhe ata që nuk kanë versionin e vjetër tani mund të kenë një model të tillë. Gucci njofton se ky dizajn po kërkohet së tepërmi edhe pse çmimi i tyre është tejet i lartë.

Gucci rikthen në modë sandalet plastike që të gjithë i

Kompania italiane ka pranuar se ishte inspiruar për këtë model nga fabrika e njohur “Jugoplastika”.