Kam jetuar 10 vjet në Paris dhe mund t`ju them gabimet që Emily bën në stilin francez të veshjeve
Nga Lane Nieset/ Pas premierës së sezonit të katërt të serialit, look-u i Emily është po aq i mërzitshëm sa edhe zgjedhjet e saj romantike (kuzhinieri e fqinji Gabriel dhe bankeri britanik Alfie). Për francezët, stili i Emily nuk mund të ishte më larg realitetit. Si një gazetare udhëtimesh që ka jetuar në Francë për më shumë se një dekadë, stili im është përshtatur me atë që kam parë në Paris – që është e kundërta e printeve që bërtasin dhe detajeve metalike të Emily. Nëse dëshironi të dukeni si një pariziene e vërtetë, më poshtë janë 12 zgjedhje shumë pranë zonjushave franceze dhe fillojnë nga 16 dollarë, në Amazon.
Mos vendos beretë
Ja çfarë të duhet
Bereta ishte elegante për Brigitte Bardot dhe Coco Chanel, por në ditët e sotme janë e kundërta e asaj që francezët konsiderojnë modë. Në vend të kësaj, të duhet një kapelë e tillë. Francezet i kombinojnë me shall ose karficë të vendosur me mjeshtëri.
Mos merr një mini-çantë
Në vend të kësaj ja çfarë të duhet
Në një qytet si Parisi, kjo çantë është një alternativë shumë më e mirë, pasi mund ta hidhni mbi supe dhe ta vini lehtësisht kur jeni duke ecur me biçikletë ose në metro. Ky bestseller nga Madeëell ka një rrip të rregullueshëm që ju mund ta stiloni në disa mënyra dhe është i mjaftueshëm për të mbajtur një shishe uji, portofolin dhe sende të tjera thelbësore të nevojshme për një ditë jashtë qytetit.
Mos vishni: Taka me platformë
Në vend të kësaj vishni këto
E bukura e televizionit është se moda nuk duhet të jetë praktike - ajo është menduar thjesht për kënaqësinë e shikuesve. Ngjashëm me mënyrën se si Carrie në Sex and the City vishte vetëm stileto (veçanërisht Manolo Blahniks) ndërsa vraponte nëpër rrugët e qytetit të Nju Jorkut. Emily shikon me hijeshi kalldrëmet e Parisit me këto takat në platformë. Qyteti nuk është projektuar për taka dhe mund të thyeni këmbën lehtësisht.
Mos vishni: Një xhaketë lëkure
Në vend të kësaj vishni këtë: Një xhaketë sportive të bardhë
Pikërisht kur mendoni se kaq ishin gabimet e Emily e sheh me një xhaketë lëkure dhe çantë Chanel. Anashkaloni shkëlqimet dhe zgjidhni një xhaketë sportive, klasike.
Mos vini rrip mesi të ekzagjeruar
Në vend të kësaj vendosni këtë: Një rrip lëkure të hollë
Ah ai rripi i madh Valentino i Emily-t i stolisur me firmën 'V'. Në Paris, më pak është gjithmonë më shumë. Në vend të logove të stilistëve që bien në sy, zgjidhni diçka të përjetshme dhe elegante si ky rrip elegant. Për vetëm 22 dollarë në Amazon.
Mos vishni: Një pallto me lule
Në vend të kësaj vishni këtë xhaketë
Një look që mund ta vishni vetëm në televizor askund tjetër. Emily mori pjesë në sfilatën e Cadeau me një pallto dhe fund me stampa lulesh nga Off-White. Parisi në dimër mund të jetë i ftohtë ndaj kjo zgjedhje nga J.Creë është një alternativë më e këndshme dhe që është ideale për motin e vjeshtës. Nuanca e verdhë e zbehtë është një largim i këndshëm nga neutralet tradicionale si e bardha apo grija, dhe jaka me kadife dhe kopsat prej ari janë prekje të vogla dizajni që shkojnë shumë për një xhaketë të thjeshtë si kjo.
Mos vishni: Çizme shiu
Në vend të kësaj vishni këtë: çizme Chelsea të papërshkueshme nga uji
Bie shumë shi në Paris, kështu që një ombrellë është po aq e rëndësishme për ta marrë me vete, sa portofoli juaj. Por, nuk është për t'u habitur që parizienët kanë gjetur mënyra elegante për t'u veshur për shi. Ndërsa vizitoni Parisin, vishni një palë çizme të papërshkueshme nga uji. Një nga ofertat më të mira kushtojnë vetëm 33 dollarë.
Mos vishni: Një xhaketë me mëngë të shkurtra me zinxhir
Në vend të kësaj vishni këtë: Një jelek
Xhaketat dhe pulovrat e Emily-t me vija, me mëngë të shkurtra japin një atmosferë të paqartë dhe ndërsa moda e viteve '90 është kthyer, këto pamje nuk e tregojnë. Ajo që do të shihni në Paris janë jelekët. Ky version i frymëzuar nga vintage është nuanca perfekte e kremit që kombinohet praktikisht me gjithçka, nga pantallonat prej lëkure deri te xhinset marinare me këmbë të gjera ose një fund mëndafshi. Mund ta bëni edhe një element kryesor gjatë gjithë vitit me pantallona të shkurtra xhinse.
Mos vishni: Një fustan mini
Në vend të kësaj vishni këtë: Një fustan maxi
Në udhëtimin tim të parë të studimit jashtë vendit në Paris në vitin 2008, valixhja ime përmbante një grumbull mini fustanesh që imagjinoja t'i vishja në darkat dhe në diskotekat e qytetit. E kuptova shpejt se kisha bërë valixhen e gabuar dhe nuk vesha asgjë nga ato që kisha marrë me vete. Ky fustan lajkatar është shumë më interesant.
Mos vishni: Një pallto me printe të theksuara
Në vend të kësaj vishni këtë: Një xhaketë e thurur dhe pendë e lehtë
Nuk jam krejtësish kundër printeve të ngarkuara, por jo në fustane dhe xhaketë. Printet mund t`u shkojnë aksesorëve, një shalli, një bluze, por jo një palltoje.
Mos vini: syze dielli të mëdha
Në vend të kësaj vini syzet retro
Kur Emily viziton Saint-Tropez, aksesori i saj i preferuar janë një palë syze të mëdha. Si dikush që kalon verën në jug të Francës, mund të them me besim se stili i viteve 1960 ka dalë jashtë mode.
Mos vishni: çizme deri në gju
Në vend të kësaj vishni këto: çizme kamoshi
Gjithmonë do ta kujtoj atë skenë në The Devil Wears Prada kur personazhi i Anne Hathaway hyn në zyrën e Runway me çizme Chanel mbi gjunjë. Ky ishte një nga momentet e shkëlqyera të kostumografes Patricia Field, dhe ndërsa është një pamje që është ende elegante sot nëse punoni në një revistë të stilit Vogue, në fakt nuk do të shihni askënd në Paris me një palë të tilla.