Këpucët e Leo Messit çmendin ndjekësit, por askush nuk po mundet t'i gjejë dot
E Premte 30 Qershor 2023, 10:30
TiranaPost
Këmbët e Leo Messit kanë përfunduar në qendër të vëmendjes edhe kur kampioni argjentinas është me pushime dhe larg fushave të lojës.
Një foto e publikuar nga vetë Messi nuk kaloi pa u vënë re me një palë atlete që morën vëmendjen e fansave, por askush nuk po mundet t'i gjejë dot.
Në fakt këpucët janë të brandit LV, dhe nuk gjenden në dyqanin online, por vetëm në atë fizik dhe kushtojnë 2000 euro, shkruan Sport Mediaset.