Modë

Kush është Kim Keon-hee, Zonja e Parë e Koresë së Jugut që ka lënë në hije burrin president

Kush është Kim Keon-hee, Zonja e Parë e Koresë së Jugut

Kim Keon-hee është Zonja e Parë e Koresë së Jugut që nuk ngjan me asnjë nga paraardhëset e saj. E lindur më 2 shtator 1972-shin, 50 vjeçe ngjan pa frikë si 30 vjet më e re.

Kush është Kim Keon-hee, Zonja e Parë e Koresë së Jugut

Që prej 10 majit të vitit të kaluar, biznesmenia me një diplomë në arte u bë Zonjë e Parë pasi burri i saj u zgjodh president.

Kush është Kim Keon-hee, Zonja e Parë e Koresë së Jugut

Edhe pse në fakt ka shprehur se preferon më shumë të quhet gruaja e presidentit, sesa Zonjë e Parë, e meriton totalisht këtë titull.

Kush është Kim Keon-hee, Zonja e Parë e Koresë së Jugut

Është konsideruar nga kritikët si një Zonjë e Parë ndryshe nga të tjerat në shumë aspekte. Së pari nuk mban një profil të ulët si paraardhëset e saj.

Kush është Kim Keon-hee, Zonja e Parë e Koresë së Jugut

Vëmendjen e ka kudo mbi veten, në çdo dalje. Aq sa herë pas here lë në hije të shoqin.

Ndoshta shkak bëhet stili i saj në të veshur dhe sidomos freskia.

Kush është Kim Keon-hee, Zonja e Parë e Koresë së Jugut

Kang Jin-joo, kreu i Klinikës së Imazhit Personal, i cili shërbeu si konsulent imazhi i ish-presidentit të Koresë së Jugut Lee Myung-bak nga viti 2007 deri në 2008, thotë se vendi nuk ka parë kurrë më parë një zonjë të tillë të parë.

Kush është Kim Keon-hee, Zonja e Parë e Koresë së Jugut

'Deri tani, zonjat e para të vendit kishin shfaqur bukurinë e përulësisë dhe modestisë në veshjet e tyre,' thotë Kang. 'Kim, nga ana tjetër, portretizon imazhin e një gruaje me klas, të sofistikuar, të pavarur dhe profesioniste.'

Kush është Kim Keon-hee, Zonja e Parë e Koresë së Jugut

Kim nuk e ka në plan të jetojë nën hijen e burrit. Ajo ka energji të nisë ditën me punët e saj, të vishet herë sport, herë klas e herë përzierë, si të jetë rasti.

Cho Mi-kyung, CEO i firmës vendase të këshillimit të imazhit CMK Image Korea, thotë:

'Kim portretizon dinjitetin e zonjës së parë dhe personalitetin individual në pamjen e saj,' thotë Cho, duke shtuar se Kim ka marrë shumë vëmendje jo vetëm nga publiku dhe media, por edhe brenda sektorit të krijimit të imazheve dhe industrisë së modës.

Kush është Kim Keon-hee, Zonja e Parë e Koresë së Jugut

Shkëlqimi dhe magjepsja e modës së Kim-it ndoshta qëndron pas reagimeve të përziera të publikut ndaj saj. Njerëzit ose e duan ose e urrejnë atë, dhe duket se nuk ka një të mesme.

Kush është Kim Keon-hee, Zonja e Parë e Koresë së Jugut

Tiranapost.al