Lamtumirë streçeve! Ky është trendi i ri i veshjeve sportive

E Diel 20 Gusht 2023, 19:17
TiranaPost
E ardhmja e veshjeve sportive nuk janë më streçet. Një trend i ri i cili i atribuohet po ashtu një marke të re që po arrin sukses në tregun e veshjeve sportive e jo vetëm, Vuori, duket se po i jep fund epokës së tutave të ngushta pas trupit që jemi mësuar t’i veshim sidomos në stërvitje, apo palestër.
Ajo që propozon tashmë industria e re e modës janë pantallonat e shkurtra të cilat qëndrojnë më lirshëm në trup.
Për të gjithë ata që nuk e njohin ende, Vuori është një markë veshjesh aktive që vitet e fundit është zgjeruar dhe duket se po rivalizon edhe kompani me emër si Athleta, Nike, Adidas e Gap.